Moto GP

46 pikë larg rivalëve, Marquez me një dorë te titulli që në korrik

Marc Marquez doli fitues në garën e fundit të Moto GP, atë të zhvilluar në pistën gjermane të Sachsenring, pistë ku ai ndidhet si në shtëpi, pasi ka fituar 9 herë në karrierën e tij. Por spanjolli i Honda sqaron se për të nuk ka qenë aspak e lehtë të korrte këtë fitore. “Ishte e vështirë, pasi starti i garës nuk ishte ai që prisja dhe e pata të vështirë të parakaloja Ducatin. Më pas, në pjesën e dytë të garës arrita të merrja më të mirën nga motori edhe pse e shihja nga pas që Valentino po rikuperonte”, tha Marquez

Nuk ishte e lehtë të menaxhoje konsumin e gomave, por rrezikova, duke pilotuar përtej limiteve të motorit në mesin e garës për të krijuar avantazhin e duhur. Ia dola mbanë, ndaj dhe kjo fitore është e rëndësishme, pasi nis pushimet me një avanatzh të konsiderueshëm karshi rivalëve”, shprehet Marquez, që ka 46 pikë avantazh ndaj Rossit, i dyti në klasifikimin e përgjithshëm. “Forca ime? Fizik dhe përqendrim, një garë ku arsyetova dhe rrezikova edhe pse ndaj Valentinos nuk është e lehtë të fitosh”, u shpreh Marquez.

Më shumë nga Moto GP