• 480 ditë makth përfundojnë, Draxler bëhet parisien!

    Publikuar: 23 Dec 9:15

    Më në fund ndodhi!

    Për fatin e mirë të të gjithëve, keqkuptimi më i madh në historinë e Wolfsburg-ut është zgjidhur! Pas 480 ditësh si “ujk”, Julian Draxler ka arritur marrëveshjen me PSG-në duke firmosur kontratë për deri në vitin 2021. Kalimi i tij në Paris do të kryhet për 40 milionë euro (plus 8 milionë euro bonuse). Përfaqësuesit e dy klubeve kanë qenë në negociata deri para pak orësh, shkruan gazeta gjermane “Bild”. Drejtori sportiv i PSG-së, Patrick Kluivert, të dielën do të takohet personalisht me mesfushorin në Paris.

    “Bild” e nis kronologjinë e largimit të kampionit të botës nga Bundesliga me ndeshjen e Gjermanisë kundër Sllovakisë (3-0), kur Draxler shënoi një gol dhe përgatiti një tjetër. Ajo qe dita kur kampionët e Francës kontaktuan për herë të parë me Wolfsburg-un. Në fillim të gushtit, 23-vjeçari tha publikisht se dëshironte të largohej, ashtu siç i ishte premtuar nga hierarkia e klubit. Kjo nuk ndodhi, me shtatlartin i cili u vu nën presion të madh. Më pas, me kalimin e muajve, të dyja palët kuptuan se bashkë nuk mund të funksionojnë.

    Draxler
    Julian Draxler pati shansin të shkonte te Juventus para dy vitesh, por Schalke 04 e shtyu të zgjidhte paratë, pra Wolfsburg-un. Sot padyshim që ai është penduar

    Draxler asnjëherë nuk bindi në Wolfsburg. Më saktë, nuk donte. Ai ka shënuar vetëm tetë gola në 45 ndeshje. Schalke 04, si ish-klub i lojtarit, është shumë i kënaqur për këtë lëvizje, sepse do të përfitojë një përqindje nga 40 milionë eurot e transferimit. Ndërkohë, Draxler pritet që në qytetin e dashurisë të luajë si trekuartist (me sistemin 4-2-3-1) ose të konkurrojë me argjentinasin Angel di Maria për pozicionin e mesfushorit të majtë. Këtë dyshim do ta zgjidhë trajneri Unai Emery. Fat të mbarë, Julian!

    [interaction id=”585d86744f601b0929222a28″]


    Lexo postimet e tjera