Connect with us

Premier League

4869 ditë dhe 300 gola, kthimi rekord i Rooney tek Everton

Wayne Rooney, pas kthimit tek Everton pas 13 vitesh të kaluar te Manchester United, ka vendosur një rekord të ri në Premier League. Në aventurën e tij të fundit me “Toffees” ai realizoi 17 gola në 77 ndeshje, por kundër Stoke-s, në javën e parë të Premier League, ka ardhur goli numër 18-të plot 4,869 ditë nga realizimi i fundit me Everton. Koha më e gjatë mes golave të realizuar opër të njëjtin ekip.

Statistika tjetër mbresëlënëse e ish-sulmuesit të United është ajo që tregon se ai ka qenë i përfshirë në 300 gola në Premier League, 199 të shënuar vetë dhe 101 asiste.

Më shumë nga Premier League