Connect with us

Futboll

5 gjëra që duhet të dini për “djallin e vogël” të Europës

“Ktheje jetën tënde në një ëndërr dhe ëndrrën në realitet”, një shprehje, ajo e poetit francez Antoine de Saint-Exupery, që Antoine Griezmann ka zgjedhur ta bëjë tatuazh në krahun e tij. “Princi i vogël” i futbollit ka humbur dy finale, ka gabuar një penallti vendimtare, por është bërë një kampion. Ndryshon ekuilibrin dhe stilin e Atletico Madrid dhe të Francës, që ka bërë kthesën në Europian kur Deschamps e ka pozicionuar në zemër të lojës. Duket sikur ka kaluar një shekull nga 2013-a, nga ai skualifikimi pas arratisjes nga grumbullimi me kombëtaren Under-21 para një ndeshjeje të Europianit për të shkuar në një klub nate me Yann M’Vila, Chris Mavinga, Wissam Ben Yedder dhe M’Baye Niang. Këtë vit ka përfunduar në podiumin e Topit të Artë dhe nuk dihet se çfarë mund të kishte ndodhur, nëse Eder nuk do ta kishte shënuar atë gol në “Saint-Denis”.

“Ktheje jetën tënde në një ëndërr dhe ëndrrën në realitet”, një shprehje, ajo e poetit francez Antoine de Saint-Exupery, që Antoine Griezmann ka zgjedhur ta bëjë tatuazh në krahun e tij. “Princi i vogël” i futbollit ka humbur dy finale, ka gabuar një penallti vendimtare, por është bërë një kampion. Ndryshon ekuilibrin dhe stilin e Atletico Madrid dhe të Francës, që ka bërë kthesën në Europian kur Deschamps e ka pozicionuar në zemër të lojës. Duket sikur ka kaluar një shekull nga 2013-a, nga ai skualifikimi pas arratisjes nga grumbullimi me kombëtaren Under-21 para një ndeshjeje të Europianit për të shkuar në një klub nate me Yann M’Vila, Chris Mavinga, Wissam Ben Yedder dhe M’Baye Niang. Këtë vit ka përfunduar në podiumin e Topit të Artë dhe nuk dihet se çfarë mund të kishte ndodhur, nëse Eder nuk do ta kishte shënuar atë gol në “Saint-Denis”.

 

1 U injorua nga Lyon sepse ishte shtatshkurtër

“Di gjithmonë si t’i ndëshkojë kundërshtarët”, ka thënë Simeone. “Dua të jem Falcao i ri ose Aguero i ri i Atletico”, ka thënë lojtari, “por e di se kam akoma shumë rrugë për të bërë”. Nuk është një sulmues i parë si Falcao, por është një sulmues si “Kun”, më i vështirë për t’u kuptuar dhe për t’u ndalur. “Më pëlqen të luaj mes reparteve, të depërtoj në hapësirat që krijohen dhe të sulmoj mbrojtjet si Messi”. Cilësi këto që i ka treguar menjëherë, por dyshimet në lidhje me të kanë qenë të tjera, në vitet e para. Te Lyon, për shembull, nuk e ka kaluar provën: është konsideruar shumë i vogël fizikisht për t’u bërë pjesë e sektorit të tyre të moshave. Hakmarrja, siç thotë dhe fjala e urtë, konsumohet e ftohtë. Ka qenë gushti i 3013-ës, Real Sociedad është përballur me Lyon, në një ndeshje që vlente kualifikimin në fazën me grupe të Champions League. Griezmann ka dërguar baskët në Europën e rëndësishme me një roveshiatë që mbetet një nga golat e tij më të bukur.

2 Ka si fatsjellës mbathjet me Spongebob

Dhe ka qenë pikërisht gjatë një ndeshje të luajtur me Real Sociedad që ai ka zbuluar një aspekt të “fshehur” të vetes. Në fushë, për t’i sjellë fat, mbante mbathje me Spongebob. Dhe me sa duket nuk ka hequr akoma dorë nga kjo traditë. Edhe pse një dyshim, nëse kjo zgjedhje është për fat, mbetet. Ky dyshim bazohet tek episodi i verifikuar në 2010-ën kur ai ka festuar një gol të realizuar kundër Depotivos, duke u futur në makinën e parkuar në pistën e atletikës për arsye sponsorizuese dhe duke u shtirur sikur po i jepte me shokët e skuadrës që janë ulur mbrapa si pasagjerë.

 

3 Kujton gjyshin Amaro, ikonë e Paços Ferreira

Kush e ka parë të luajë thotë se Antoine është i ngjashëm me gjyshin nga ana e mamasë, Amaro Lopez, ikona e Paços Ferreira, që në vitin e themelimit të klubit, në 1950-ën, kur është regjistruar në kampionat si FC Vasco da Gama. Në 1957-ën ka emigruar në Francë me gruan Carolina. Ka qenë familja e parë portugeze që është vendosur në Macon, 70 kilometra larg Lionit. Antoine ka qenë gjithmonë shumë i lidhur me familjen. Mamaja Isabelle, përgjegjëse e një skuadre pastrimesh, ka vuajtur pak pas vendimit të tij për të shkuar në Spanjë në moshën 14 vjeç, edhe pse për shumë kohë ka vazhduar të jetojë dhe studiojë në anën franceze të kufirit, në Bayonne. “Tani mendoj në frëngjisht, por zemërohem në spanjisht”, ka thënë Griezmann, i cili, sapo ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist, i ka kërkuar mamasë së tij të mos punojë më.

4 Motra e tij i ka mbijetuar masakrës së Bataklan

Edhe motra e tij Maud e ka përjetuar keq transferimin e tij në Spanjë. Është ajo që e ka parë t’i japë goditjet e para topit, ka qenë ajo portieri i tij i parë që ai duhej të mposhtte, para portës blu të garazhit të shtëpisë. Ka qenë edhe ajo e pranishme në natën e dhimbshme të terrorit në Bataklan, për të ndjekur koncesritn e “Eagles of death metal” më 13 nëntor të 2015-ës. Griezmann, në fushë në “Saint-Denis”, ka dëgjuar tri bombat, jehona e sulmit kamikaz që ka shkaktuar vetëm një viktimë në rrethinat e stadiumit. Por sapo ka dalë nga stadiumi ka mësuar për masakrën në Bataklan. Mendja i ka shkuar menjëherë te Maud, e di se atë mbrëmje ajo ishte në një koncert. Ka marrë mamanë në telefon, në ankth. Isabelle është munduar ta qetësojë: nuk duhet të jetë atje, ajo muzikë nuk i pëlqen. Por Antoine, siç i ka rrëfyer Canal Plus, ka përdorur internetin për të kërkuar informacion për grupin dhe në atë moment fillon të krijohet bindja e frikshme: Maud ishte atje. Kishte shkuar në Bataklan me të fejuarin, Simon Degoul, teksa sulmi i parë me armë dhe granata i ka hedhur në një cep të sallës. “Nëse lëviz, do të të qëlloj”, i ka bërtitur një nga terroristët. “Një person afër meje ka lëvizur dhe i kanë qëlluar me të vërtetë, e kam ndier të bjerë në tokë”, ka thënë për New York Times. Nga ajo kohë ka folur për atentatin me Antoine vetëm një herë, një javë më pas, në Madrid, më pas kanë vendosur se do të ishte më mirë të shikonin përpara. Por frika mbetet, mjafton të dëgjosh britmën e një fëmije në një supermarket për të përjetuar gjithçka nga e para.

5 Do ta mbyllë karrierë te Miami i Beckham

Amerika e ka tërhequr gjithmonë Griezmann, që ka filmuar të gjithë udhëtimin e bërë me rastin e një pushimi të kaluar në New York tek e motra. Lojën e tij e bazon te David Silva, por idhulli i tij i vërtetë mbetet David Beckham. Edhe për shkak të stilit elegant të flokëve, që në 2012-ën ka provuar edhe ta imitojë. “Por atëherë i kishte shumë të gjata dhe nuk doja të prisja gjashtë mua që të më bëheshin edhe mua ashtu”, ka thënë në një intervistë për francezen “GQ”. Dhe është pikërisht në Amerikë, ndoshta te klubi i ri i MLS që Beckham ka blerë në Miami, që ai do të donte të mbyllte karrierën. “I adhuroj Shtetet e Bashkuara”, ka shpjeguar, “do të më pëlqente të kisha një abonim për NBA dhe të dërgoja fëmijët e mi në të gjitha ndeshjet. Do të ishte maksimumi të luaja te skuadra e Beckham”. Gjithsesi, për momentin është i lumtur në Madrid. Më pas, Beckham duhet të zhvillojë negociatat me Miami-Dude County për stadiumin e ri. Bëhet fjalë për një investim prej 300 milionë dollarësh: debutimi në MLS nuk duhet të vijë para 2019-ës. Griezmann ka akoma kohë për të bërë për vete Spanjën, Francën dhe gjithë Europën. Për ta kthyer ëndrrën e tij në realitet.

 

Më shumë nga Futboll