Kombëtarja

5 milionë euro, Atalanta do ta blejë Etrit Berishën

Të reja nga merkato e Atalantës. Siç është raportuar nga “Sky Sport”, klubi italian në fjalë ka vendosur për të ushtruar të drejtën e “shpengimit” nga portieri i Lazios, Etrit Berisha, i cili mbërriti vitin e kaluar në formë huazimi tek Atalanta. Gian Piero Gasperini dhe shoqëria, me pak fjalë, nuk duan ta humbasin portierin tani, teksa ishte një nga protagonistët e udhëtimit të mahnitshëm në sezonin e kaluar, që përfundoi me vendin e 4-t. Prandaj, pritet që të hënën operacioni të kryhet. Për mbrojtësin ekstrem shqiptar Atalanta do të paguajë 5 milionë euro, sa janë pajtuar dy klubet, në arkat e Lazios. Etrit Berisha në sezonin e fundit luajti 26 ndeshje dhe pësoi vetëm 26 gola, mesatarisht një gol për ndeshje. Një rendiment shumë pozitiv për një portier.

 

Më shumë nga Kombëtarja