Champions League

5 skuadra në 1/8-at, klubet angleze shkruajnë historinë

Kaq angleze nuk ka qenë ndonjëherë Champions League.

Me Liverpool, ManCity, ManUnited, Chelsea dhe Tottenham ka plot pesë skuadra ishullore në 1/8-at. Për të parën herë në historinë e kupës më prestigjioze evropiane një kampionat ka marshuar me pesë skuadra në fazën e nokautit.

Jurgen Klopp me Liverpool-in e tij e siguroi në ndeshjen e fundit me një shpartallim 7-0 ndaj Spartakut të Moskës.

Jürgen Klopp jubelt sich mit Liverpool als Gruppensieger ins Champions-League-Achtelfinale

Pep Guardiola dhe Manchester City i tij zhvilluan fazën e grupeve më të mirë. Por në ndeshjen e fundit pësuan një humbje surprizë ndaj Shakhtar Donestk.

Ilkay Gündogan stand bei ManCity in der Startelf

Manchester United e siguroi kualifikimin me një përmbysje ndaj rusëve të CSKA. Ndërsa Tottenham ka arritur të kryesojë grupin më të vështirë të sezonit aktual të Champions League duke dalë mbi Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

Skuadra e vetme që nuk është renditur e para e grupit të saj është Chelsea. Edhe Blutë e Londrës ishin në një grup të vështirë me Roma-n dhe Atletico Madrid dhe arritën të merrnin vetëm vendin e dytë pas Roma-s, duke dërguar Atletico-n në Europa League.

Më shumë nga Champions League