• 50 mln euro në vit, Aubameyang mund të çmendet!

    Publikuar: 16 May 6:23

    Ku është shkruar të jetë e ardhmja e sulmuesit të Borussia Dortmund-it, Pierre-Emerick Aubameyang? Këtë, tani për tani, askush nuk e di, sepse gabonezin e kanë lidhur thuajse me çdo klub të madh evropian në muajt e fundit. Destinacioni i radhës i raportuar në medie në formë spekulimi është tepër ekzotik. Bëhet fjalë për klubin kinez Tianjin Quanjian! Sipas asaj që njofton “France Football”, 28-vjeçari ka marrë një ofertë super të majme nga Azia, një pagë prej 50 milionë eurosh në … vit! (Nuk është lapsus.)

    Transferimi i Aubameyang-ut mund të kryhet për rreth 80 milionë euro, 10 milionë më shumë se kërkesa aktuale e klubit gjerman. Këmbëshpejti ka edhe tre vite kontratë me verdhezinjtë, por vështirë se do të heqë dorë nga një ofertë e tillë, e cila të vjen vetëm një herë në jetë. “Për momentin, nuk kam marrë asnjë vendim”, – qe deklarata e ish-milanistit pas fitores 2-1 në shtëpi ndaj Hoffenheim-it një javë e gjysmë më përpara. Sulmuesi së fundmi ka pasur bisedime me PSG-në, por Kina duket shuuuumë joshëse!

    [interaction id=”591b260d6e87377457e38815″]


    Lexo postimet e tjera