Kampionati Shqiptar

“500 km për palaçollëkun tuaj, por peshku qelbet nga koka”

Ka reaguar tifofrupi i Partizanit pas humbjes së thellë 5-0 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe tifozët nuk e kanë vetëm me futbollistët, por edhe me drejtuesit e lartë. Ndonëse ata nuk përmendin emra, tashmë kuptohet gjithçka. Në një postim të radhës në Facebook, “Ultras Guerrils” lëshon kushtrimin, duke “kërcënuar” thuajse të gjithë. Ja çfarë shkuajnë ata:

“Sot menduat të na “gëzonit”, ne që bëmë 500 kilometra për të parë palaçollëkun tuaj të radhës. Ju nuk keni më as cipë e as turp, jeni një bërë një tufë langojsh që shqyeni njëri-tjetrin për një kockë. Shqyet Iulianon për të kënaqur Sulën, tani shqyet Sulën për të kënaqur kush e di se kë! Por nuk jeni asgjë më shumë sesa një tufë langojsh, që veç fanellës së Partizanit, nuk i shërbeni, këtë fiksojeni mirë!

Ditën kur do shporret më i fundit nga ju, mercenarë faqezinj, do jetë dhe festa jonë më e madhe, sepse të gjithë bashkë nuk bëni gjë tjetër, veçse turpëroni fanellën tonë të shenjtë! Por nuk u bën më përshtypje as drejtuesve, që veçse bëjnë shoë nëpër media me deklarata të bujshme. U bë e modës, drejtor i ri, premtime të reja, avaze të vjetra! Thonë se peshku qelbet që nga koka! U bë kohë që kutërbon, por çështja është sa do vazhdojë të mos çrrënjoset e keqja që ka pushtuar Partizonin tonë. Apo kampionati ynë fillon në fazën e tretë me vitin e ri kinez?” 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar