Kampionati Shqiptar

58 vjet Perlat Musta, superportieri “bio” i Partizanit!

Sot është ditëlindja e Perlat Mustës, ish-superportierit të Partizanit në dy dekada, përgjatë viteve 70-80-90-të. Kampion me fanellën e kuqe, më 1979-1981-1987, dhe fitues i Kupës më 1980-1991-1997. Ai sot mbush 58 vite jetë.

Sot është ditëlindja e Perlat Mustës, ish-superportierit të Partizanit në dy dekada, përgjatë viteve 70-80-90-të. Kampion me fanellën e kuqe, më 1979-1981-1987, dhe fitues i Kupës më 1980-1991-1997. Ai sot mbush 58 vite jetë. Produkt “bio” i Partizanit, dalë nga sistemi zinxhir i akademisë, që askohohe ishte në Shkollën e Bashkuar, e cila ishte fidanishte talentesh, jo vetëm për futbollistët. Musta ka shërbyer për ngjyrat e Partizanit dhe përfaqësueses shqiptare për më shumë se dy dekada. Futet me ekipin e parë të Partizanit në vitin 1976, për ta mbyllur më 1997, në moshën 39-vjeçare, duke qenë një rekordmen për nga mosha, me fanellën e kuqe.

58 vjet Perlat Musta, superportieri “bio” i Partizanit!

Padyshim një ndër portierët më cilësorë që ka nxjerrë Partizani, por edhe një urë lidhëse brezash, që nga Safet Berisha, Agim Murati, Kastriot Hysi, më pas te Nand Ocelli, Ylli Shehu, Lefter Millo, Ilir Lame, e deri tek brezi i Erion Bogdanit. Tifozët e Partizanit, që janë 40 vjeç ose më shumë, ende mbajnë mend pritjet e shkëlqyera të tij në qindra takime për kampionat, si dhe  ndeshjet e mëdha, që ka zhvilluar në arenën ndërkombëtare.

58 vjet Perlat Musta, superportieri “bio” i Partizanit!

Ai ka bërë paraqitje të paharrueshme me kombëtaren shqiptare, ndër të cilat, në mendjet e tifozëve të asaj periudhe janë skalitur sfidat e mrekullueshme ndaj Gjermanisë Perëndimore (RFGJ), Turqisë, Greqisë, Polonisë dhe takimi i paharrueshëm ndaj Belgjikës, në dhjetor 1984. Po kështu, ka spikatur edhe në takime ndërkombëtare, historike, me fanellën e Partizanit, si kundër Rijeka, Austria Vjenë, Malmo e Celtic.

58 vjet Perlat Musta, superportieri “bio” i Partizanit!

Ndeshja kyçe në Lisbonë solli edhe një krisje të karrierës së tij, pas dënimeve absurde ndaj Benfikës, në shtator 1987, në atë ndeshje famëkeqe. Një futbollist elitar, që përveç disa viteve “legjionari” në Rumani, pas vitit 1990, i ka qëndruar besnik fanellës së kuqe, në futbollin vendas. Në fillim si futbollist i madh, por edhe si trajner.

58 vjet Perlat Musta, superportieri “bio” i Partizanit!

I takon një brezi të tërë futbollistësh, që sakrifikuan shumë dhe bënë që emri i Shqipërisë të dëgjohej në arenën ndërkombëtare edhe me cilësi loje. Eshtë “Mjeshtër i Merituar Sporti”. Me Partizanin, për disa sezone ka qenë edhe kapiten. Në emër të të gjithë tifozëve të kuq dhe “KS Partizani”, të urojmë 100 vite më shumë, shëndet e lumturi, Perlat Musta!
Shkruan “KS Partizani” 

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar