Futboll

6 dhjetori do të jetë zyrtarisht dita e Pirlo-s në New York

Kryebashkiaku i New York Bill de Blasio ka kthyer zyrtarisht ditën e 6 dhjetorit në ditën e Andrea Pirlo-s.

Ky është një nder i madh për ish-mesfushorin e New York City FC, i cili i dha fund karrierës në MLS muajin e kaluar.

“Nuk mund të isha më shumë mirënjohës dhe i kënaqur që jam pjesë e kësaj dite feste,” shprehet Pirlo në mediat sociale.

“New York jo vetëm që është një qytet i mrekullueshëm ku vendosa të tërhiqem, ky është qyteti ku njerëzit punojnë dhe luftojnë çdo ditë për të arritur objektivat e tyre.

“Faleminderit kryebashkaikut De Blasio për mundësinë fantastike që më dha.”

Image result for pirlo

Më shumë nga Futboll