Seria A

1 derbi, 6 transferta, 33 ndeshje… Gjithçka duhet të dini për Roma-Lazio

Java e 13-të e kampionatit italian do të hapet me derbin Roma-Lazio. Në një kampionat të ekuilibruar si ai që po zhvillohet këtë vit në Italia, përballjet e mëdha do të jenë vendimtare. Derbi i Romës ka patur gjithmonë një domethënie të veçantë për dy tifozeritë, por këtë herë luhet për më shumë se 3 pikë, këtë herë luhet për titullin.

Shifra dhe Fakte
– Roma mban vendin e 5-të me 27 pikë, ndërsa Lazio është një pozicion më lart me 1 pikë më shumë.
– Roma nuk ka pësuar humbje në 33 nga 37 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi dhe ka dominuar historikisht derbin: 52 fitore, 57 barazime, 37 humbje.
– Verdhekuqtë janë skuadra me më pak gola të pësuar në Serinë A këtë sezon (7), ndërsa bardhekaltrit kanë sulmin e tretë më të mirë (31 gola, 2.82 për ndeshje).

– Lazio dhe Roma janë skuadrat më të disiplinuara të Serisë A në këtë sezon: Roma ka marrë 10 kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq, Lazio ka marrë 17 të verdhë dhe 1 të kuq.
– Vendasit kanë fituar 74 goditje nga këndi në këtë sezon (6.73 për ndeshje), ndërsa Lazio ka realizuar numrin më të madh të golave (7) nga goditjet standarde.
– Roma është skuadra e Serisë A me numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol në këtë sezon (7 nga 11, 63.6%), por Lazio nuk ka arritur të shënojë vetëm 1 herë në 11 ndeshje (9%).

– Lazio ka fituar 6 transfertat e fundit në kampionatin italian dhe ka shënuar të paktën 2 gola në secilën prej këtyre ndeshjeve.
– Sulmuesi i miqve, Ciro Immobile, ka qenë i përfshirë në 20 gola të realizuar nga skuadra e tij (14 gola, 6 asiste), që është 65% i totalit të golave të shënuar në total nga ekipi i Inzaghi-t.
– Shtatë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve në të gjitha kompeticionet janë mbyllur me një fitues, ndërsa në 42 përballjet e fundit janë realizuar mesatarisht 2.79 gola për ndeshje.

Më shumë nga Seria A