Mix Bota

60 vite burg për trajnerin pedofil të gjimnastikës amerikane

60 vite burg! Ka qenë ky dënimi që ka marrë sot nga një gjykatë e Michiganit ish-trajneri i gjimnastikës amerikane Larry Nassar, 54 vjeç, që për 30 vjet ka qenë doktori i besuar i Federatës Amerikane të Gjimnastikës. Në shtator të 2016-ës, një hetimi të përditshmes “Indianapolis Star” nisi të nxjerrë të vërtetat e këtij trajneri pedofil, pas akuzave të dy vajzave të vogla gjimnaste, që e akuzonin për ngacmime seksuale. Hetimet më pas zbuluan se ai kishte abuzuar gjithnjë, ndaj dhe ndaj Nassar u ngritën 3 akuza për pornografi ndaj fëmijëve dhe për secilat nga akuzat i dënua 20 vjet (60 në total).

Disa nga gjimnastet e abuzuara ne gjykate

Pas akuzave të para në media të gazetës u shtua numri i vajzave që dolën nga errësira e frikës dhe treguan me gisht mjekun, që pasi u largua detyruan të dorëhiqet edhe presidentin e Federatës Amerikane të Gjimnastikës. Në kompjuterin e Nassar u gjetën mbi 37 mijë foto e video pornografike, që detyruan doktorin të pranojë fajin pak muaj më parë, gjatë një seance. “Viktimat” e tij ishin vajza nga mosha 13 deri në 15 vjeçe. “Më vjen keq dhe kërkoj falje çdo ditë për këtë që kam bërë”, ka thënë Larry Nassar teksa shihte vajzat që kishte abuzuar ta akuzonin në gjykatë.

Më shumë nga Mix Bota