La Liga

600,000 € në javë dhe bonus nënshkrimi rekord – Barcelona gati të shesë të drejtat e Camp Nou për të

Bonusi i nënshkrimit të kontratës së re për Lionel Messi-n mund të jetë një shifër rekord 100 mln euro teksa klubi shpreson të shesë të drejtat e emrit të Nou Camp duke nisur që nga sezoni i ri për të paguar rrogën dhe bonusin e Messi-t.

Është normale për klubet t’i shtojnë kontratave një bonus nënshkrimi por shifra e Messi-t pritet të jetë më e larta në histori.

Në një raport special të gazetës katalanase L’Ara këtë javë është pretenduar se 84% e të ardhurave të klubit shpenzohen për rrogat e lojtarëve, pa llogaritur kontratën e re që do të nënshkruajë Messi.

Barça shpreson të arrijë një marrëveshje të re me Nike vitin tjetër për të rritur më tepër të ardhurat e klubit dhe madje është gati të shtojë një sponsor të ri për sezonin tjetër.

Image result for messi

Puna e Camp Nou-n e ri pritet të fillojë në vitin 2019 por stadiumit mund t’i jepet një emër i ri me kompaninë Van Wagner që ka filluar të studiojë opsionet.

Emri i sponsorit të ri mund të përdoret që vitin e ardhshëm. Një marrëveshje do të përfshinte një emër marke që do t’i shtohej edhe stadiumit të ri për 25 vitet e ardhshme për të arritur fondet që duhen për kontratën e çmendur të Messi-t.

 

Më shumë nga La Liga