Futboll

7 milionë euro në sezon, Mikel shkon në Kinë

Kinezët vazhdojnë të bëjnë pazar në Europë dhe blerja e tyre e fundit është John Obi Mikel, që ka kaluar me sukses vizitat mjekësore duke firmosur për klubin Tianjin Teda. Futbollisti nigerian largohet nga Chelsea pas dhjetë sezonesh në “Stamford Bridge” ku ka pasur momente shkëlqimi kur ka qenë titullar, por edhe kampionate si ky i sivjetshmi ku nuk ishte asnjëherë titullar në formacionin e Antonio Conte.

Mesfushori i Chelsea deklaron largimin në janar…

Obi Mikel do të marrë 600 mijë euro në muaj, 7.2 milionë euro për gjithë sezonin, për tre sezonet e ardhshme. Ai ka marrë edhe oferta nga Valencia dhe Marseille gjatë këtyre ditëve, por kushtet financiare “e detyruan” të shkojë në kampionatin kinez me Tianjin Teda. Pas Tevez, Oscar dhe Witsel, edhe Mikel u josh nga mundësia për të fituar një mal me parà dhe nuk do të jetë i fundit që do të bëj një zgjedhej të tillë gjatë janarit.

Më shumë nga Futboll