Premier League

7 të paprekshmit e Jose Mourinho-s

Shumica e skuadrës së Manchester United raportohet se nuk ka besimin e plotë të trajnerit Jose Mourinho, i cili tha se është gati të shesë gati të gjithë lojtarët përveç disave.

Të paprekshmit e Mourinho-s thuhet të jenë David De Gea, Alexis Sanchez, Romelu Lukaku, Nemanja Matic, Jesse Lingard, Ashley Young dhe Juan Mata.

Një mungesë që bie në sy menjëherë është Paul Pogba, i cili është përfolur për një largim në fund të sezonit pasi nuk ka arritur të shkëlqejë tek United.

Humbja e Djajve në Old Trafford të dielën do të thotë se Manchester City është konfirmuar si kampioni i titullit të Premier League.

Megjithëse është në vend të dytë të renditjes, sezoni i dytë i Mourinho-s nuk ka qenë spektakolar dhe trajneri ka mbetur shumë i pakënaqur me paraqitjen e West Brom.

Djajtë kanë shpenzuar 180 milionë euro për të blerë Lukaku dhe Pogba, ndërsa Alexis Sanchez erdhi me parametra zero por ka një rrogë marramendëse 600,000 euro.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League