• 8 sagat e merkatos së verë

    Publikuar: 18 May 4:41

    Verën e kaluar, merkato e trajerëve dominoi faqet e para me Jose Mourinho dhe Pep Guardiola që shkuan te dy ekipet e Mançesterit. Këtë herë, ka premisa për të qenë një merkato vere për ekipet që duan të përforcohen. Një tufë emrash të mëdhenj do të jenë në qendër të vëmendjes të çdo sage transferimesh, nga Eden Hazard, David de Gea, Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku dhe deri tek Antoine Griezmann dhe James Rodriguez. Dhe për të shtuar intrigën, do të ketë edhe lojtarë më të vjetër si John Terry apo Wayne Rooney që mund të kërkojnë skuadra të tjera. Merkato e verës premton disa muaj tepër të nxehtë me plot surpriza deri më 31 gusht. Më poshtë janë marrëveshjet më premtuese.

    Romelu Lukaku (Everton)

    Lukaku është golashënuesi më i mirë i Premier League dhe është vetëm 24 vjeç. Trajneri i Chelsea është një simpatizant dhe do ta joshë në “Stamford Bridge” pasi është shitur nga Blutë për 32 milionë euro në 2014. Një konkurrent potencial është Manchester United. Mourinho ka nevojë për një qendërsulmues pas dëmtimit të Zlatan Ibrahimovic.

    Vlera: 80 milionë euro. Të Interesuar: Chelsea, Manchester United, Bayern Munich

    Kylian Mbappe is one of Europe's brightest talents, but could stay at Monaco one more year

    Kylian Mbappe (Monaco)

    I destinuar për të zëvendësuar Paul Pogba si lojtari më i shtrenjtë në histori, dhe mund të ndodhë që këtë verë. 18 vjeçari vlerësohet si ylli i radhës dhe është lojtari më i ri që ka shënuar në një gjysmëfinale të Champions League me golin ndaj Juventus. Çdo klub i madh evropian është interesuar për sulmuesin dhe thuhet se United, Arsenal dhe Real Madrid janë favoritë. Los Blancos e shohin si një armë shtesë për sulmin e mbipopulluar me potencial të madh. Pyetja është vetëm nëse Mbappe do të qëndrojë edhe një vit te Monaco apo do të zgjedhë të largohet që në verë.

    Vlera: 110 milionë euro. Të interesuar: Real Madrid, Arsenal, Manchester United, Bayern Munich

    Real Madrid are looking for a buyer for James Rodriguez (left), who could cost £60m

    James Rodriguez

    Ai shënoi golin më të bukur në Kupën e fundit të Botës për Kolumbinë por Rodriguez nuk ka pasur një impakt të madh në Madrid, i sakrifikuar nga Zidane për më tepër stabilitet në mesin e fushës me Casemiro. Real tashmë është duke kërkuar një blerës për 25 vjeçarin dhe Manchester United raportohet të jetë interesuar. Por çmimi i tij është tepër i lartë. Real do të kërkonte 75 milionë euro, aq sa i paguan Monaco-s në 2014.

    Vlera: 75 milionë euro. Të interesuar: Manchester United, Manchester City

    Antonio Conte will want to keep hold of Eden Hazard, but Real Madrid want the Chelsea star

    Eden Hazard (Chelsea)

    Real Madrid gjithmonë do më të mirët dhe Hazard është konsideruar si sulmuesi më i mirë që ofron Premier League në vitet e fundit. 26 vjeçari admirohet nga Zidane dhe me paratë e James Rodriguez ëndrra e tij do të bëhej realitet. Por Chelsea nuk kërkon ta shesë lojtarin teksa Conte po ndërton një ekip të fortë për Champions League. Hazard duhet të insistonte të largohej, ashtu siç e bëri Gareth Bale.

    Vlera: 100 milionë euro. Të interesuar: Real Madrid

    Antoine Griezmann will be offered a king's ransom to go to Old Trafford this summer

    Antoine Griezmann (Atletico Madrid)

    Jose Mourinho ka nevojë për një yll të ri me Ibrahimovic jashtë fushës dhe pak lojtarë do të ishin më të mirë se ylli francez. Griezmann do të ofrohet një rrogë faraoni nëse vendos t’i bashkohet Djajve, por ai është në pritje të finales së Europa League për të parë se në cilin kompeticion evropian do të luajnë United.

    Vlera: 100 milionë. Të Interesuar Manchester United, Arsenal

    Ross Barkley is yet to sign a new contract with Everton, and could be on his way out

    Ross Barkley (Everton)

    Trajneri i Everton Ronald Koeman ka thënë se klubi do ta shesë lojtarin nëse ai nuk pranon rinovimin e kontratës. Dhe bisedimet kanë ngecur me lojtarin që kërkon 160,000 në javë dhe Everton që foron vetëm 120,000 euro. Everton nuk do të rrezikojë ta humbasë me parametra zero teksa sezoni i ardhsëm do të jetë i fundit në kontratën aktuale.

    Vlera: 50 milionë euro. Të Interesuar: Arsenal, Manchester United, Tottenham

    Diego Costa could be tempted by a big-money move to China, or a return to Spain

    Diego Costa (Chelsea)

    Sulmuesi i Bluve ishte subjekt i spekulimeve në janar pasi kishte një interes të madh nga Kina dhe tifozët e Chelsa mendojnë se ai do të joshet nga paratë e mëdha si ish-shoku i ekipit Oscar. Edhe ish-ekipi i tij Atletico do ta mirëpriste rikthimin e tij te stili i jetesës spanjolle pasi ai asnjëherë nuk është ambientuar me Londrën.

    Vlera: 90 milionë euro. Të interesuar: Tianjin Quanjian, Atletico Madrid

    Alexis Sanchez is entering the final year of his contract and could leave Arsenal

    Alexis Sanchez (Arsenal)

    Mbase lojtari më i talentuar i Premer League. Ka momente që ai kërkon të largohet nga ambienti i dëshpëruar i Arsenal, por më pas bën disa gola të nivelit të lartë që i japin fitoren Topçinjve, por klubi duhet të “kollitet” mirë nëse kërkon ta mbajë lojtarin. Por me mungesën potenciale të Champiosn League, as një rrogë e majme mbase nuk do të mjaftonte që kiliani të rinovonte me ekipin e Londrës veriore.

    Vlera: 80 milionë euro. Të interesuar: Manchester City, Bayern Munich, Chelsea


    Lexo postimet e tjera