Connect with us

Premier League

9 blerjet më të dështuara në historinë e Manchester United

Manchester United ka thyer disa herë rekordin e blerjes më të shtrenjtë dhe aktualisht ka në përbërje lojtarin më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Edhe pse gjatë kohës së Sir Alex Ferguson “Djajtë e Kuq” u bënë të famshëm për faktin se shpenzonin shumë pak për lojtarë që do të bëheshin në të ardhmen shtyllat e ekipit, ka pasur disa raste ku operacionet e tyre në merkato kanë shkuar keq. Shumë keq. Këto janë nëntë blerjet më të dështuara të United në epokën e Premier League.

 

Juan Sebastian Veron: 2001-03

https://www.youtube.com/watch?v=p5V4YGwgvx8

Në të vërtetë krimi më i madh i argjentinasit ishte se ka qenë lojtari i parë i huaj më i shtrenjtë i Premier League. Në fakt, Veron është shpallur Lojtari i Muajit në shtator dhe ka realizuar golin e parë në ndeshjen kundër Arsenal-it. Por ai ka dështuar në ndeshjet e mëdha, si ato të Champions League dhe nuk ka arritur të përshtatet me Premier League.

 

Eric Djemba-Djemba: 2003-05

https://www.youtube.com/watch?v=-uFNFgUNn2Y

Është transferuar në “Old Trafford” me pseudonimin “Roy Keane i ri”, por është kthyer në simbolin e blerjeve të dështuara të Ferguson. Momenti kulminant i Djemba-Djemba ka qenë markimi i Deco-s në ndeshjen e Champions League të luajtur në 2004-ën kundër Porto-s, me United që është eliminuar. Një lojtar që nuk ishte në nivelin e duhur për një klub të madh si United dhe që tani luan për FC Vallorbe-Ballaigues në kategorinë e gjashtë të Zvicrës.

 

Massimo Taibi: 1999

Fitues i kampionatit italian më Milan-in në fillimin e atij viti, ai ka qenë lojtari i ndeshjes në debutimin e tij kur United ka mundur Liverpool në “Anfield”, por nuk ka arritur ta përsërisë më atë paraqitje. Tarbi ka pësuar pesë gola në “Stamford Bridge”, teksa “Djajtë e Kuq” u shkatërruan nga Chelsea, që i ka shkaktuar atyre humbjen e parë në kampionat, në pothuajse një vit. Por momenti më i ulët ka ardhur kundër Southampton kur goditja e dobët e Matt Le Tissier ka kaluar mes këmbëve të tij, me ndeshjen që është mbyllur në barazim 3-3.

 

Liam Miller: 2004-06

Është e vështirë të kuptohet se çfarë e shtyu Ferguson të nënshkruante në atë kohë meiralndezin dhe akoma më e vështirë të kuptohet pse ai qëndroi në ekip për dy sezone. Miller u mor nga Celtic dhe, për shkak se ishte një mesfushor mbrojtës, u krahasua padrejtësisht me Roy Keane. Ka lëvizur mes Irlandës dhe Australisë para se të transferohej te skuadra e kategorisë së tretë e futbollit amerikan Wilmington Hammerheads shkurtin e kaluar.

 

David Bellion: 2003-06

Një shprehje e vjetër dhe e urtë e futbollit thotë se shpejtësia është e vetmja gjë që nuk mund t’i mësosh një lojtari. Dhe Bellion donte ta përgënjeshtronte, duke i hequr njëkohësisht mundësinë Usain Bolt për të veshur fanellën e United. E vetmja gjë që kishte francezi ishte shpejtësia, por edhe vrapimi në drejtimin e duhur dukej se ishte një detyrë e vështirë për të.

 

Kleberson: 2003-05

I përshkruar nga Ferguson si lojtari që ‘i dha Kupën e Botës Brazilit”, pavarësisht se ai ishte në një ekip me Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinho. Klebereson është transferuar te Manchester në të njëjtën verë që United dështoi të siguronte Dinho-n. Ai duhej të ishte zëvendësuesi i Veron dhe, në një farë mënyre, ka qenë, por në kuptimin negativ.

 

Bebe: 2010-14

Mbetet blerja më e çuditshme e Sir Alex. Një lojtar që nuk kishte bërë asgjë, i cili ishte transferuar me kosto zero te Vitoria Guimaraes, u ble për 8.2 milionë euro tek United. Të thuash se nuk ishte në lartësinë e duhur është një eufemizëm. Në fakt, Bebe nuk ishte i denjë të mbante veshur as fanellën me numrin 33.

 

Marouane Fellaini: 2013

Nëse tifozët e United do të ndiheshin ndonjëherë keq për mënyrën se si është trajtuar David Moyes, mjafton të mbajnë mend se një pjesë e tij është akoma në “Old Trafford”. Fellaini ka qenë blerja e parë e skocezit dhe i vetmi shpjegim i mundshëm është se ish-trajneri i Everton nuk ka pasur guximin për të blerë një lojtar që nuk e njihte. Nuk është faji i tij që ka kushtuar 31 milionë euro, por edhe po të ishte marrë me kosto zero, ai do të konsiderohej i mbivlerësuar.

 

Angel Di Maria: 2014-15

https://www.youtube.com/watch?v=6vCd5s-U3lQ

Një katastrofë në çdo aspekt.

Di Maria u bë lojtari më i shtrenjtë i Premier League kur u transferua në “Old Trafford” nga Real Madrid për 69 milionë euro. Argjentinasi nuk ka arritur të përshtatet kurrë me jetën në Angli dhe dukej se ishte në kërkim të një rrugëdalje. Edhe lëvizjet më të thjeshta dukeshin përtej mundësive të tij në atë sezon.

 

Më shumë nga Premier League