Champions League

9 vite pas finales dramatike, Van der Sar zbulon sekretin e penalltisë që i dhuroi Champions-in

Nëntë vite kanë kaluar nga momenti kur John Terry rrëshqiti dhe gaboi penalltinë që do t’i kishte dhuruar Champions League-ën Chelsea-it. Shumë gjëra kanë ndodhur që nga ajo kohë, por Terry do të përndiqet gjithmonë nga portieri që e shikoi drejt e në sy në atë natë të paharrueshme, në Moskë. Tani, portieri i Manchester United, Edwin va nder Sar, ka zbuluar atë që i ka kaluar në mendje para, gjatë dhe pas penalltive dramatike të finales së Champions League 2007/08, duke na dhënë një vështrim të rrallë mbi metodat e tij dhe duke zbuluar sekretin që qëndron mbrapa penalltisë që i dhuroi trofeun United.

Në një intervistë të dhënë për “FourFour Two”, 46-vjeçari ka kujtuar se si ai ka studiuar rreth 40 penallti të Frank Lampard para ndeshjes. Va nder Sar ka vënë re edhe se ish-sulmuesi i Chelsea-it, Anelka, preferonte të gjuante në krahun e djathtë të portierit. Holandezi ka thënë për “FourFour Two”: “Mbaj mend që kam studiuar shumë penallti të Chelsea-it para ndeshjes. Mendoj se kam analizuar 40 penallti të gjuajtura nga Frank Lampard. Kam mbajtur shumë shënime dhe kam vënë re se Nicolas Anelka preferonte të godiste në krahun e djathtë të portierit. Më vonë, mësova se Chelsea kishte studiuar lëvizjet e mia gjatë penalltive dhe se ata kishin zbuluar se unë hidhesha më shpesh nga krahu im i djathtë. Kështu, mendoj se lojtarët kishin marrë udhëzime që të gjuanin në krahun tim të majtë, gjë që pjesa më e madhe e tyre e bënë (të gjithë, përveç Anelka). Unë parashikova se Anelka do të bënte të kundërtën dhe, fatmirësisht, ashtu ndodhi”.

Va nder Sar shtoi se: “Pasi kisha pritur penalltinë e Anelka, u ndjeva si i shkëputur nga bota për disa sekonda. Nuk mendoj se do të provoj kurrë një moment më të jashtëzakonshëm se ai kur kuptova se sapo kishim fituar Champions League dhe vura re se të gjithë shokët e ekipit po vraponin drejt meje. Ka qenë momenti më i bukur i gjithë karrierës sime”.

Më shumë nga Champions League