Connect with us

Futboll

991 minuta pa shënuar, 30 topa të humbur kundër Villarreal, ç’po ndodh me Neymar?

Një ndeshje tjetër pa shënuar, çka do të thotë se Neymar ka kaluar pot 991 minuta pa shënuar. Braziliani i Bracelona-s nuk ka arritur të shënojë që prej minutës së 89’ të fitores 4:0 kundër Manchester City në Champions League 19 tetorin e kaluar.

Një ndeshje tjetër pa shënuar, çka do të thotë se Neymar ka kaluar pot 991 minuta pa shënuar. Braziliani i Bracelona-s nuk ka arritur të shënojë që prej minutës së 89’ të fitores 4:0 kundër Manchester City në Champions League 19 tetorin e kaluar. Ndërsa goli i fundit i shënuar në La Liga daton më 2 tetor në humbjen 4:3 me Celta Vigo. Edhe mbrëmjen e së dielës gjatë barazimit 1:1 kundër Villarreal ai vijoi me paraqitjet e dobëta duke humbur topin plot 30 herë. Neymar u pozicionua në vend të tretë në luftën për Ballon d’Or – dhe pritej që të ishte një konkurrent serioz për t’i hedhur nga froni të përhershmit Messi dhe Ronaldo për vitin tjetër.

Neymar failed to score again Barcelona's title challenge took a real hit

Gjithsesi, ai e mbylli vitin 2016 në një formë nën mesatare. 24 vjeçari nuk ka arritur të shënojë në gjysmën e ndeshjeve të luajtura në 12 muajt e fundit – duke gjetur rrjetën në vetëm 29 ndeshje nga 59 të luajturat. Barcelona nga java në javë po humb mundësinë për të mbrojtur titullin kampion, dhe barazim në “El Madrigal” ishte një tjetër hap prapa për katalanasit. Ky rezultat i vendos ata në vend të tretë, një pikë pas Sevilla-s – dhe pesë pikë larg kryesuesve të pamposhtur, Real Madrid, që ka një ndeshje më pak.

Neymar's last goal was during 4-0 win over Manchester City, four months ago

Suksesi i Luis Enrique është ndërtuar nga potenciali shënues i Messi, Suarez dhe Neymar. Gjithsesi, treshes i mbaruan bateritë në fund të sezonit duke humbur tre ndeshje radhazi në La Liga dhe eleminimi nga Champions League. Enrique u mundua të ndreqte sulmin me blerjen e Paco Alcacer nga Valencia. Gjithsesi, 23 vjeçari ka shënuar vetëm një gol në sezonin e tij të parë në “Nou Camp”. Dhe mungesa e përshtatjes së Alcacer çfarë ka rezultuar në një formë të dobët të treguar në fushën e lojës do të thotë se Enrique nuk mund ta ulë në stol yllin brazilian. Si do të dalë nga kjo gjendje Neymar mbetet për t’u parë, por ndonjëherë një gol i vetëm bën çudira.

 

[interaction id=”5873e688fef6bbbe783bac7c”]

Më shumë nga Futboll