Futboll

A do të largohet nga Chelsea për tek Reali? Hazard përgjigjet shkurt…

Këto ditë kanë qenë të zhurmshme për belgun Eden Hazard, emri i të cilit është lidhur me një lëvizje të mundshme në merkaton e dimrit drejt “Los Blancos”, por Hazard i është përgjigjur prerë pyetjes së gazetarit të Sky Sport në konferencë për shtyp.
-A ka ndonjë shans që të lini Chelsea-n këtë dimër?
-Jo.

Më tej mesfushori ka shtuar: “Unë kam thënë shumë për të ardhmen time, por nuk ka asnjë mundësi që të iki në janar”.
Edhe pse e ka hedhur poshtë mundësinë për një lëvizje gjatë dimrit, mesfushori ka përsëritur dëshirën e tij për të luajtur në Spanjë, për të fituar topin e artë.
Hazard përfundon kontratën e tij me Chelsea-n në vitin 2020 dhe duhet parë nëse do të ndjekë rrugën Courtois.
“A jam unë lojtari më i mirë në botë nisur nga Kupa e Botës? Po, por unë mund të jem edhe më mirë,” –ka thënë belgu me shaka.

LONDON, ENGLAND – OCTOBER 23: Eden Hazard of Chelsea celebrates scoring his sides third goal during the Premier League match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on October 23, 2016 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Vlen për t’u përmendur se e ka nisur shkëlqyeshëm këtë sezon në Premier League duke shënuar 7 gola në 8 ndeshje, pra deri në këtë moment është golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez.
Afrimi i belgëve ishte një dëshirë e shprehur nga Zinedine Zidane, por që ra në “veshë të shurdhër”.

Më shumë nga Futboll