Miks Bota

Aaron Rodgers nuk mjafton, Cardinals fitojnë në kohën shtesë

Ka qenë një ndeshje spektakolare ajo e mbrëmshmja mes Arizona Cardinals dhe Grren Bay Packers, me këta të fundit që janë mundur 26-20 pasi kishin arritur të barazonin sfidën në sekondat e fundit me një super pasim të Rodgers. Vendasit e kanë filluar ndeshjen shumë mirë duke siguruar menjëherë një avantazh 7-0 në minutat e para. Në pjesën e dytë, Packers, që e kanë mbyllur të parën në disavantazh 7-6, kanë përmbysur gjithçka falë touchdown-it të Janis pas një pasimi të Rodgers duke çuar shifrat në 13-7.

Në 15 minutat e fundit Arizona është kthyer në avantazh, me Floyd që është shërbyer nga Palmer: 17-13. Kur takimi ka qenë 20-13 për vendasit ndeshja është dukur e mbyllur, por Aaron Rodgers ka arritur të realizojë mrekullinë me një super pasim për Janis kur kishin mbetur 5 sekonda lojë: barazim 20-20.  Në kohën shtesë Cardinals kanë fituar të drejtën për të sulmuar pas hedhjes së monedhës: Arizona e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë këtë mundësi me Fitzgerald që ka përshkuar 68 metra pasi ka marrë topin nga Palmer, duke u ndalur vetëm një metër larg “end zone”-s. Në fund ka qenë përsëri Fitzgerald ai që ka realizuar touchdown-in që i ka siguruar Cardinals kalimin në finalen e NFC-së.

Më shumë nga Miks Bota