Kategoria Superiore

Abilaliaj largohet nga Flamurtari, shkon te Skënderbeu

Sulmuesi Arbër Abilaliaj pas qëndrimit 2-vjeçar në ekipin e vendlindjes ka marrë leje-kalimin dhe menjëherë i është bashkuar Skënderbeut në Austri. Abilaliaj iu bashkëngjit skuadrës së vendlindjes në verën e vitit 2013, kur u largua nga Tirana. Pas dy sezonesh qëndrimi në Vlorë, ai tashmë ka nisur një aventurë të re në kampionatin shqiptar.

Sulmuesi Arbër Abilaliaj, pas qëndrimit 2-vjeçar në ekipin e vendlindjes, ka marrë leje-kalimin dhe menjëherë i është bashkuar Skënderbeut në Austri. Abilaliaj iu bashkëngjit skuadrës së vendlindjes në verën e vitit 2013, kur u largua nga Tirana. Pas dy sezonesh qëndrimi në Vlorë, ai tashmë ka nisur një aventurë të re në kampionatin shqiptar.

 

Vlonjati 29-vjeçar ka udhëtuar sot drejt Austrisë, aty ku ekipi korçar po kryen fazën përgatitore. Shtatlarti iu bashkohet kampionëve për ndeshjet eliminatore të Champions League. Edhe më parë është bërë me dije se ai do të bashkohej me Skënderbeun, megjithatë kontrata e mbante këtë çështje pezull. Tashmë ka marrë fund gjithçka, autori i 15 golave me Flamurtarin për dy sezone është bërë pjesë e bardhekuqve.

Për sa i përket kontratës, ende nuk është bërë publik asnjë fakt, si nga futbollisti, ashtu edhe nga klubi pritës. Por, në ditët në vijim pritet që gjithçka të zbardhet dhe të bëhet e ditur marrëveshja mes Skënderbeut dhe Abilaliajt.

[total-poll id=39065]

Më shumë nga Kategoria Superiore