Connect with us

Futboll

Abramoviç i Chelsea divorcon gruan e tretë, ishin bashkë prej 10 vitesh

Pronari miliarder i Chelseas, Roman Abramovich dhe bashkëshortja e tij e tretë, Dasha Zhukova kanë njoftuar divorcing e tyre pas 10 vitesh në krah të njëri-tjetrit. Çifti i cili ka dy fëmijë bashkë, e publikoi lajmin nëpërmjet një njoftimi të publikuar në “New York Post”, duke e përshkruar ndarjen si miqësore. “Pas 10 vitesh bashkë, të dy ne kemi marrë vendimin e vështirë për tu ndarë, por ne mbetemi miq të ngushtë, prindër dhe partner në projektet e zhvilluara bashkë. Ne jemi të zotuar për të rritur bashkë dy fëmijët tanë. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë bashkë si bashkë-themelues të ‘Garage Museum’ i arteve bashkohore në Moskë dhe qëndrës kulturore ‘New Holland Island’ në ShënPetersburg”, citonte njoftimi.

Roman Abramovich and Dasha Zhukova

Kur Mr. Abramovich u nda nga gruaja e tij e dytë, Irina Vyacheslavovna Malandina, ajo u kompensua me shumën e bujshme prej £1 miliardë, të përbërë nga para dhe prona. Ndërkohë, Dasha konfirmoi martesën mes tyre vetëm dy vite më parë, pasi kishin lidhur kurorë gjashtë vite përpara. Ajo zakonisht konsiderohej dhe etiketohej si “e dashura e rusit miliarder”, ose akoma përpara “baby-mama”. Babai i shtatë fëmijëve u divorcua me gruan e tij të parë, Olga Yurevna Lysova në vitin1990, vetëm tre vite pasi kishte hipur në altar me atë. Përveç Chelseas, ai është pronar edhe i një avioni Boeing 767 dhe shtëpive në Londër, Francë, St. Barts, Coloradom, New York dhe Los Angeles.

Roman Abramovich with Dasha Zhukova at Stamford Bridge

Më shumë nga Futboll