Futboll

Abrashi kalon makthin, Panucci mund të gëzohet

Katër muaj nga operacioni në gju, Amir Abrashi, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë dhe i Freiburg-ut, rikthehet të stërvitet me top, edhe pse ende individualisht.

Një lajm i mirë ky për klubin gjerman, por edhe për trajnerin e kombëtares, Christian Panucci, që së shpejti do të mund të mbështetet edhe te shërbimet e mesfushorit të lindur në Zvicër.

 

 

Ishte marsi i vitit të kaluar kur në minutën e 29-të të ndeshjes përballë Herta Berlinit, 28-vjeçari do të pësonte një dëmtim të rëndë. Tashmë, sipas fotos së postuar nga vetë Abrashi në Instagram, rikuperimi vijon në rrugën e duhur dhe së shpejti, do t’i bashkohet grupit.

Më shumë nga Futboll