Futboll

Adebayor fajëson vëllain e vdekur, për aventurën e ndërprerë te Real Madrid

Emmanuel Adebayor pati një eksperiencë të shkurtër te Real Madrid në vitin 2011. Gjithsesi ai nuk arriti dot të qëndrojë gjatë në Bernabéu, pavarësisht pëlqimit të Jose Mourinho, dhe faktit që futbollisti dëshironte të qëndronte në kryeqytetin spanjoll. Në një intervistë dhënë për BBC, Adebayor zbulon se një nga arsyet pse Real Madrid nuk rinovoi ëndrimin e tij në klubin Los Blancos, ishte një letër e dërguar nga vëllai i tij i vdekur, adresuar drejtuesve madrilenë, duke u rekomanduar atyre që të mos nënshkruanin me sulmuesin.

Rezultate imazhesh për adebayor real madrid

“Unë kam bërë gjithçka për të qëndruar në Madrid, por për shkak të vëllait tim të vdekur, nuk mund të qëndroja më aty, sepse ai dërgoi një letër… një letër zyrtare nga familja Adebayor, adresuar klubit, ku thuhej se ata nuk duhej të më mbanin. Nuk po them se ajo është arsyeja e vetme pse ata nuk më mbajtën, por mund të jetë një pjesë e motivit. Edhe nëse është vetëm 10%, është shumë”, deklaroi Adebayor, që aktualisht aktivizohet te skuadra e Basaksehir në Turqi.

Rezultate imazhesh për adebayor real madrid

Ish-sulmuesi i Arsenal dhe Tottenham është i njohur për marrëdhënien e keqe që ka me familjen e tij, me të cilët ai thuajse nuk komunikon fare. Në raste të shumta ai ka deklaruar se familja e tij nuk e ka kontaktuar kurrë në rastet kur ai dëmtohej, i nënshtrohej ndërhyrjeve kirurgjikale, apo kur kishte probleme sportive. Duke theksuar se ata ishin të interesuar dhe e kontaktonin vetëm për paratë e tij.

Më shumë nga Futboll