Gossip

Adhuruesja e Messit feston në mënyrë epike përmbysjen e Barcelonës (fotot)

E vetëdeklaruar si fanse e çmendur e Leo Messit dhe Barcelonës, Miss BumBum, Suzy Cortez, ka festuar në mënyrën e vet pas triumfit mahnitës

E vetëdeklaruar si fanse e çmendur e Leo Messit dhe Barcelonës, Miss BumBum, Suzy Cortez, ka festuar në mënyrën e vet pas triumfit mahnitës të ekipit të saj në Ligën e Kampionëve, të mërkurën. Ndërsa paraqitet lakuriq në një vaskë, me një fanellë të Lionel Messit mbulon modestinë e saj. Kjo nuk ishte e mjaftueshme, sepse 26-vjeçari ka mbajtur edhe një tullumbace gjigande ari me numrin gjashtë, sa ishin edhe golat e katalanasve ndaj PSG-së, në “remuntada” historike të Champions-it. Këtë foto e ka hedhur në rrjetet e saj sociale, duke lënë edhe statusin: “Një dhuratë e veçantë për çdo tifoz Blaugrana, që gjithmonë besonte në #comeback”.

Më shumë nga Gossip