Futboll

Adriano rrëfen problemet me depresionin dhe pse do të rikthehet në fushë në moshën 35-vjeçare

Ish-lojtari i Inter, Parma, Roma dhe Fiorentina, sulmuesi Adriano diskuton depresionin që i dha fund karrierës së tij dhe pse do të rikthehet në fushë në moshën 35-vjeçare.

Sulmuesi njihet në botën e futbollit si “L’Imperatore” dhe konsiderohej një fitues i ardhshëm i Ballon d’Or pasi i kishte të gjitha për të dominuar këtë sport.

Image result for Adriano

Gjithsesi, ai kurrë nuk u rikuperua pas vdekjes të së atit nga një atak kardiak Brazil, kur ai ishte në Itali.

“Nuk dilja dot nga shtëpia, për tre apo katër muaj ishte për ibret. Kisha mbështetje psikologjike, i gjithë klubi i Inter më qëndroi pranë dhe skuadra u mundua të më ndihmonte, por ishte diçka që nuk mund ta përballoja.

“Vendosa të rikthehesha në Brazil dhe në 2006 u riktheva në Sao Paulo, Jose Mourinho donte që të kthehesha tek Inter, por nuk ishte e njëjta gjë, nuk isha aq i fortë sa më parë.

Image result for Adriano

“Nuk kisha të njëjtën forcë mendore për të luajtur jashtë Brazilit, pasi doja të qëndroja pranë familjes. Falë familjes sime nuk përfundova më keq.”

Adriano ka kaluar momente të errëta dhe filloi të pinte alkool, do të zhdukej për ditë të tëra dhe mamaja e tij rrëfeu se kishte frikëse ai do të vetëvritej.

Related image

Ai kaloi disa periudha të shkurtra te Flamengo, Roma, Corinthians, Atletico Paranaense dhe Miami United, por doli në pension në maj të 2016 kur u largua nga klubi amerikan pa dhënë asnjë arsye.

“Megjithëse nuk luaja, vazhdova të qëndroja në formë të mirë fizike. Dua të rikthehem në stërvitje, edhe pse pa klub. Dua ta bëj për veten time, të vërtetoj se mund t’ia dalë. Është e vetmja mënyrë për të parë nëse jam në gjendje të luaj apo jo.”

Related image

Më shumë nga Futboll