Futboll

Aeroporti i Madeira merr emrin Cristiano Ronaldo…

Pas muzeut, vjen edhe aeroporti! Cristiano Ronaldo nuk ka më kufij dhe me këtë hap, si po shkojnë gjërat, i gjithë ishulli ku ka lindur, Madeira, do të marrë emrin e tij. Për momentin, katër herë fituesi i “Topit të Artë” duhej “të kënaqet” me faktin që aeroporti do të ketë emrin e tij, procesi i të cilit vazhdon pavarësisht nga ndonjë ankesë. “Vendimi nuk është për t’u vënë në diskutim. Po nderojmë një njeri të madh që ka lindur në ishullin tonë,” – tha kryetari i baskisë së ishullit, Miguel Albuquerque.

Image result for cristiano ronaldo madeira airport

Image result for madeira airport

Zgjedhja e pushtetarëve të ishullit portugez, ka ngjallur edhe polemika mes banorëve vendas, por Albuquerque ka provuar të ndërhyjë menjëherë: “Cristiano Ronaldo është një nga simbolet e Portugalisë, i kësaj toke dhe i gjithë kombit. Më duket një mirënjohje e drejtë dhe që duhet bërë.” Pra, aeroporti i Funchal (Madeira), një nga më të rrezikshmit, pikërisht për shkak të pozicionit ku ndodhet do të quhet “Cristiano Ronaldo Airport”, mbeten vetëm koha për të përpiluar letrat. “Aeroportin e ka paguar bashkia jonë, populli ynë dhe nuk pyesim askënd si t’ia vëmë emrin,” – tha Miguel Albuquerque.

Më shumë nga Futboll