Atletikë

Afrika kërkon të organizojë për herë të parë Botërorin e atletikës

Presidenti i Federatës Afrikane të Atletikës, Hamad Kalkaba Malboum, gjatë një takimi që ka patur sot me presidenti i IAAF-it, Sebastian Coe, ka bërë me dije se i ka kërkuar numrit 1 të atletikës botërore të organizojë në kontinentin afrikan Kampionatin Botëror të “mbretëreshës” të viti 2025. Që kur është organizuar Kampionati i parë Botëror, në vitin 1983, Afrika nuk e ka organizuar asnjëherë këtë event që zhvillohet çdo 2 vjet.

Ne jemi në bisedime me shtete si Kenia, Afrika e Jugut, Nigeria, Algjeria, Egjipti dhe Maroku, nëse janë të gatshme për të mirëpritur këtë event madhor. Këto 6 shtete kanë kapacitetet e mundshme për ta organizuar këtë Botëror. Deri më tani kam marrë reagime pozitive dhe shpresoj që t’ia dalim mbanë”, tha Malboum për “BBC”. Duket se shteti favorit është Maroku, që ka organizuar më parë edhe një etapë të Ligës së Diamantit.

Presidenti i Federatës Afrikane të Atletikës, Hamad Kalkaba Malboum dhe ai i IAAF-it, Sebastian Coe

Më shumë nga Atletikë