Kampionati Shqiptar

Afrim Taku rikthehet te Tirana, mbyll pezullimin 10-ditor 

Presidenti Refik Halili dhe stafi teknik bardheblu kanë zhvilluar sot një mbledhje me skuadrën, në ambientet e kompleksit stërvitor “Skënder Halili”.

Presidenti Refik Halili dhe stafi teknik bardheblu kanë zhvilluar sot një mbledhje me skuadrën, në ambientet e kompleksit stërvitor “Skënder Halili”. Afrim Taku është rikthyer në stërvitje, duke mbyllur pezullimin 10-ditor, pas debatit me trajnerin Mirel Josa. Futbollisti i ka kërkuar ndjesë trajnerit dhe shokëve të skuadrës, duke premtuar se nuk do të përsëritet më një ngjarje e tillë. Presidenti u ka kërkuar lojtarëve që të jenë më tepër bashkëpunues, të përkushtohen dhe të japin gjithçka për fanellën që mbajnë veshur. Pas mbledhjes, Taku ka rinisur stërvitjen sot me skuadrën dhe ka lënë pas atë episod jokorrekt, për të cilin u pezullua për 10 ditë.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar