Tenis

Agassi i bindur: Djokovic do të rikthehet kampion

Andre Agassi, trajneri i tenistit serb Novak Djokovic, beson se “nxënësi” i tij do të rikthehet protagonist për problemeve fizike të kohëve të fundit. “Është një njeri që ka një energji të madh edhe kur pushon. E merr gjithçka seriozisht. Ajo që më befason më shumë tek ai është kapaciteti intelektual. Novak është 30 vjeç, por fiziku i tij është si i një 25-vjeçari, ndaj jam i bindur se do të rikthehet shumë shpejt protagonist”, u shpreh Agassi, që stërvit serbin.

Tenisti serb Novak Djokovic

Në këto momente jemi të shqetësuar për gjendjen e tij fizike, pasi duhet të gjejmë disa sistemime. Tenisi është një sport ku duhet të ruhet ekuilibri mes fizikut, anës mendore dhe zemrës, ku duhet ruajtur një miks i qëndrueshëm për një kohë të gjatë. Ai ka luajtur shumë vitet e fundit, kishte objektiva për të arritur dhe kjo ka ndikuar në një lodhje fizike. Na duhet edhe pak kohë për të sistemuar çdo gjë dhe së shpejti do të jetë Novak i dikurshëm”, tha Agassi.

Më shumë nga Tenis