Connect with us

Tenis

Agassi: Do ta mbështes dhe rikthej Djokovic në majën e tenisit

Në konferencën e shtypit të pak ditëve më parë, ku deklaroi mbylljen para kohe të sezonit për shkak të problemeve fizike, tenisti serb Novak Djokovic konfirmoi gjithashtu se bashkëpunimi i tij me trajnerin e tij Andre Agassi do të vijojë edhe gjatë 2018-ës. Dhe sot, ai që ka konfirmuar bashkëpunimin është pikërisht ish-tenisti nga Las Vegasi, që ka premtuar se do ta rikthejë Djokovic aty ku i takon. “Kur mora vendimin për të stërvitur Djokovic ndoqa zemrën dhe instiktin tim. Shumë tenistë më kanë kërkuar, por zgjodha Novak, pasi ai punën në mënyrë intensive, respekton veten dhe trajnerin. Pasi e njoha më nga afër vendosa të stërvitem me të”, tha Agassi.

Tenisti serb Novak Djokovic

Më tej, ish-tenisti amerikan, një ikonë e këtij sporti, u shpreh se shpreson ta ndihmojë sa më shumë Djokovic gjatë 2018-ës, kur ata të rinisin përgatitjen për të ardhmen. “Dua të ndihmoj jo vetëm Novak por edhe tenisin. Paratë nuk kanë të bëjnë në këtë çështje. Dua vetëm ta ndihmoj Djokovic dhe ta rikthej aty ku e ka vendin. Nuk kam asnjë dyshim që do t’ia dalim mbanë. Kur ta rishihni në fushë duke luajtur keni për t’u habitur me nivelin e tij. Do të mësojmë të punojmë së bashku dhe do të jem në dispozicionin e tij në çdo moment”, deklaroi Andre Agassi, që ka qenë pranë Djokovic në dy turnetë e fundit të mëdhenj, Roland Garros dhe Wimbledon.

Më shumë nga Tenis