TECH

Agjencia hapësinore do të rrisë luleshtrydhe dhe domate në Mars

NASA dhe Agjencia Europiane Hapësinore kanë propozuar një numër të madh tentativash për të eksploruar Marsin dhe mundësisht të dërgojnë njerëz në planet brenda dy dekadave, por planeti i kuq nuk po mendohet vetëm për të dërguar njerëz.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke paguar një shumë marramendëse parash për të shkuar në Mars, dhe agjencia hapësinore e vendit shpreson të jetë e para që provon se produktet më të dashura të Tokës mund të zënë rrënjë në Mars.

Image result for The United Arab Emirates Mars program

Grupi, që ka investuar rreth 5 miliard euro për programin e Marsit, është duke përdorur vendndodhjen këtu në Tokë për të testuar se çfarë mund të bëhet në Mars.

Shkretëtira, shprehen ata, nuk është shumë ndryshe nga planeti i kuq, dhe ata po fokusohen te shkenca e rritjes së ushqimit në kondicione të jo shumë mikpritëse.

Image result for The United Arab Emirates Mars program

“Ka ngjashmëri midis Marsit dhe shkretëtirës,” shprehet Rashid Al Zaadi i agjencisë.

“Toka e Emirateve është e ngjashme. Momentalisht po mundohemi të kultivojmë fruta dhe perime, duke përfshirë domate, luleshtrydhe, dhe palma që kanë fruta. Kur të shkojmë aty do të na duhet të hamë.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga TECH