• Agjenti në Mynih, Bayern siguron gjermanin e radhës

    Publikuar: 18 May 8:19

    Bayern është shumë pranë blerjes së radhës. Pasi ka transferuar pa u mbyllur sezoni dyshen e Hoffenheim-it, Süle dhe Rudy, klubi bavarez pritet të sigurojë një tjetër lojtar gjerman. Ai është mesfushori i Schalke 04, Leon Goretzka. Edhe pse është një emër jo edhe aq i njohur, 22-vjeçari konsiderohet një lojtar premtues i futbollit gjerman. Për t’u bindur që Bayern është drejt arritjes së një marrëveshjeje me të, “Sport Bild” publikon lajmin më të papritur: agjenti i lojtarit sot ishte në Mynih.

    Ky është sinjali që tregon qartë se rekordmenët do të kenë shumë shpejt pasuesin e veteranit Xabi Alonso, i cili në qershor do të largohet përfundimisht nga futbolli. Flitet se Bayern do të paguajë 20 mln euro për lojtarin e kombëtares gjermane, i cili në verë do të luajë në Kupën e Konfederatave. Schalke 04, nga ana tjetër, do të përpiqet me çdo kusht ta mbajë xhevahirin e saj, por jo për shumë kohë. Plani i drejtuesve blu është që Goretzka të rinovojë duke i vendosur një klauzolë sa më të leverdisshme.


    Lexo postimet e tjera