• Agjenti i Oblak: “Inter? Jini seriozë, në Itali është vetëm Juve”

    Publikuar: 13 May 12:33

    Agjenti i portierit 24-vjeçar të Atletico Madrid-it përjashton klubin e Suning: “E duan në Premier League dhe në Itali do të shkonte vetëm në Torino, por atje është Buffon”.

    Image result for jan oblak atletico madrid

    Sezoni i shkëlqyer e ka vendosur skuadrën e Juventus-it në majën e ranking-ut të UEFA-s duke rritur edhe më konsideratat e njerëzve të merkatos së futbollit për skuadrën e Massmiliano Allegri-t. një provë janë edhe fjalët e Miha Mlakar, agjentit të sllovenit Jan Oblak i përfolur tek Inter së fundi: “Oblak është portieri më i mirë në botë dhe sigurisht që klubet interesohen për të, dy në veçanti. Mundem vetëm të them se një nga këta është i Premier League-s (flitet për Manchester United i cili kërkon të zëvendësojë De Gea-n). Inter? Ju lutem jini seriozë: në Itali është vetëm Juventus-i dhe aty është Buffon, i cil imund të luajë edhe për disa vjet”.


    Lexo postimet e tjera