Merkato

Agjenti: PSG donte të blinte Schick

Agjenti i Patrik Schick thotë se Paris Saint-Germain donte sulmuesin por “ne kuptuam se Roma do të ishte zgjidhja më e mirë”. Lojtari i përfaqësueses çeke iu bashkua kryeqytetasve në formë huazimi me obligim blerje gjatë kësaj vere pas një transferimi tek Juventus që u anulua, por ai kishte oferta nga shumë klube të tjera.

“Nëse do të kishim konsideruar vetëm emrin dhe aspektin financiar, mbase do t’i kishim thënë po Parisit,” shprehet Pavel Paska për iSport Blesk.

“Ata u treguan seriozë dhe nuk donin të hiqnin dorë. Më pas menduam se Roma do të ishte zgjidhja më e mirë. Sampdoria kishte oferta më të mira në tavolinë por presidenti Ferrero e mbajti fjalën duke respektuar dëshirën e lojtarit. Më pas, me drejtuesit e Roma-s i zgjidhëm gjërat brenda 15 minutave.”

Image result for roma schick


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato