Connect with us

Futboll

Agostinelli: “Klubi të vendosë, nëse qëndroj duhen përforcime”

U mund në shtëpi nga Partizani, duke regjistruar disfatën e dytë radhazi, për humbur në këtë fazë ndaj tre rivalëve kryesorë, Tirana, Kukësi dhe së fundmi të kuqtë. Nervat e trajnerit të Skënderbeut, Andrea Agostinelli duket se kanë arritur kulmin. Ndonëse italiani përmbahet në aspektin etik, ai jep ultimatumin: “Ose largohem unë, ose duhet të ketë përforcime”. Kështu mendon Agostinelli, i cili më shuëm se për lojën e ekipit korçarë, është i mërzitur nga episodet që vendosën këtë ndeshje.

Skënderbeu-Partizani 1-2. Shënues: Xhejms 10’ / Ekuban 34, 57’.

Skënderbeu-Partizani 1-2. Shënues: Xhejms 10’ / Ekuban 34, 57’.

“Ndeshja ishte nën kontroll. Kur gabon pasimin në mes të fushës nuk mund të quhet se humbet kontrollin e lojës. Shënuam një gol dhe goditëm traversën, si dhe ndonjë rast tjetër. Duhet të kuptojmë cilat janë problemet. Nëse klubi mendon se faji dhe përgjegjësia është e trajnerit, atëherë duhet të largohem unë, nëse klubi mendon ndryshe, atëherë nevojitet të përforcohet kontigjenti. Unë mendoj se jam i aftë ta udhëheq ekipin drejt fitores nëse do të ndërhyhetë në kontigjent, pasi të gjithë janë të ndërgjegjshëm që skuadra është dobësuar nga largimi i disa futbollistëve cilësor në krahasim nga sezoni i kaluar”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli.

Më shumë nga Futboll