Kampionati Shqiptar

Agostinelli: Kemi respekt, por asnjë frikë nga Partizani!

Andrea Agostinelli ka dalë në konferencë shtypi para ndeshjes me Partizanin, skuadër të cilën e ka drejtuar sezonin që shkoi.

Andrea Agostinelli ka dalë në konferencë shtypi para ndeshjes me Partizanin, skuadër të cilën e ka drejtuar sezonin që shkoi. Në fazën e parë barazoi pa gola në “Elbasan Arena”, duke e thyer akullin disi në planin emocional, megjithatë pranon se nuk do të jetë si herët e tjera. Interesimit të gazetarëve, tekniku italian i kampionëve iu është përgjigjur.

skenderbeu

Rivjen ndeshja kundër ish-ekipit tënd. E ke mundur Skënderbeun në Korçë. Tani është situatë tjetër, apo…
E ndiej më shumë se ndeshjet e tjera këtë sfidë. Kështu ndodh me trajnerët, kur përballen herët e para me ish-skuadrat që kanë drejtuar. Kuptohet, në pozitat aktuale do të kërkoj të fitoj ndeshjen dhe shpresoj ta realizojmë këtë gjë.

 

Duke qenë se keni stërvitur Partizanin gjysmën e sezonit të kaluar, sa mendoni se e njihni këtë ekip, apo ka ndryshuar me Starovën?
Unë di që profesionalisht kam lënë një ekip të mirë. Sa i takon Partizanit aktual, me trajner tjetër, nuk mund të them asnjë gjë. Situatat janë totalisht të ndryshme tashmë.

skenderbeu

Cilat janë pikat e forta të kundërshtarit, që Agostinelli iu trembet më shumë?
Partizani në përgjithësi është ekip i fortë. Eshtë i vështirë për t’u mundur, sepse në të gjitha aspektet ka gjëra të mira.

 

Skënderbeu, a i ka karakteristikat e duhura për t’i mundur të kuqtë?
Secili nga dy ekipet ka gjërat e mira të vetat. Kemi anë të forta dhe të dobëta, si kushdo në futboll. Jemi dy ekipe me karakteristika të ndryshme. Nesër do të jetë rasti për të treguar në fushë sa vlejnë këta rivalë për titull.

skenderbeu

Një fitore me Tiranën dhe humbje në Kukës. A është rikthyer presioni mbi skuadrën që drejtoni?
Presion, të them të drejtën jo. Normalisht, çdo ndeshje ka ngarkesën e vet. Nesër përfundon faza e dytë e kampionatit. Shpresoj të jemi mirë në klasifikim. Po te ishte ndeshja e fundit e kampionatit do të kisha më shumë presion, kuptohet.

 

Kukësi është tri pikë larg tashmë. Kjo e bën të detyrueshme fitoren e Skënderbeut nesër?
Ne duhet të arrijmë javën e fundit të kampionatuit të kemi të paktën një pikë më shumë se ndjekësi më i afërt. Aktualisht nuk më shqetëson kjo distancë. Kam besim te klubi, të skuadra, te djemtë. Ajo që ka rëndësi, ekipi vazhdon të luajë mirë.

agostinelli

Emiljano Vila ka thënë se do të kërkojë një gol tjetër në Korçë. Ndaj cilit lojtar të kuq do të tregoni më tepër kujdes nesër?
Emiljano Vilën e vlerësoj shumë si lojtar, e kam trajnuar sezonin e shkuar. Nuk kemi frikë nga ai apo dikush tjetër, individualisht, është thjesht respekti që do të tregojmë ngdaj Partizanit si ekip dhe ata ndaj nesh.

 

Kundër Kukësit klubi ka kontestuar gjykimin, për atë penallti…
Nuk dua të merrem me gjyqtarin Jemini. I vetmi gabim që bëri ekipi ynë në Kukës është te goli i parë i kundërshtarit. Përveç atij gabimi, ekipi ka bërë një paraqitje të mirë.

Kjo ndaj Qarabag ishte fitorja e parë e Agostinellit në drejtimin e Skënderbeut.

Nesër mbaron gjysma e kampionatit. Agostinelli e shikon ndeshjen me Partizanin si mundësi konfirmimi në stolin e kampionëve, apo tashmë nuk ka rrezik në këtë drejtim?
Nuk dua ta mendoj tani këtë gjë. Unë, si një punëtor i klubit që jam, bashkë me djemtë duam ta fitojmë ndeshjen medoemos. Nëse barazojmë apo humbim, nuk më takon mua të vendos gjë në këtë drejtim. Eshtë klubi që i merr vendimet.

 

Për merkaton, a keni filluar të mendoni?
Normalisht që kam filluar të mendoj, por duke pasur parasysh ndeshjen që na pret nesër, më duket aq larg janari. Jemi të fokusuar totalisht te sfida me Partizanin.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar