Futboll

Ai dhe Cavani u akuzuan, reagon Pastore: “Thiago Silva mashtron!”  

Cavani dhe Pastore janë bashkuar me vonesë me skuadrën, pas pushimeve të dimrit dhe ky fakt nuk është kapërdirë mirë nga kapiteni i skuadrës së PSG, Thiago Silva: “Rastet e tyre na kanë bezdisur, sepse është një moment shumë i rëndësishëm i sezonit. Disa persona duhet të mendojnë më shumë për pasojat e veprimeve dhe vendimeve të tyre. Ishte një gjë negative për të gjithë skuadrën, ndonëse mes të dy rasteve ka ndryshim. Besoj se Pastore i kërkoi klubit që të transferohej dhe se në përfundim të dy palët nuk gjetën akordin. Gjëja më e rëndësishme për skuadrën tani është që të qëndrojmë të përqendruar”, deklaroi mbrojtësi i PSG, pas fitores së skuadrës së Parisit ndaj Amiens në Kupë. Rezultate imazhesh për thiago silva, cavani, pastore

Një deklaratë që nuk ka kaluar pa u komentuar. Nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë ka mbërritur edhe reagimi i vetë Pastore. Pikëirsht “Skifteri” i është përgjigjur kapitenti Thiago Silva nëpërmjet rrjetit social, duke mohuar pretendimin e brazilianit. “Nuk kam folur kurrë me Thiago Silva për problemet e mia, apo për të ardhmen time dhe nuk kam vendosur askënd nën presion, nuk është stili im. Ai nuk e di cili është problemi që më detyroi të bashkohem me vonesë me skuadrën. E përsëris: ëndrra ime është që të jem i që të largohem, i kam qëndruar gjithmonë besnik PSG dhe nuk është e vërtetë se dua të largohem. Përkundrazi, do të më pëlqente të qëndroja këtu deri në përfundim të karrierës time”, deklaroi bujshëm Pastore.

Rezultate imazhesh për thiago silva, cavani, pastore

Më shumë nga Futboll