Futboll

Ajax, Overmars zbulon misterin: “Younes ka firmosur me Napolin!”

Transferimi i munguar i Amin Younes te Napoli ishte dhe mbetet një prej historive plot dyshime dhe mister të merkatos së janarit. Nëse prapa refuzimit të Simone Verdi qëndronte vetëm vullneti i futbollistit, pas rikthimit të të penduarit në Amsterdam i anësorit të Ajax, që pat udhëtuar posaçërisht në Itali dhe që gjithsesi u ble nga Napoli me kosto zero për sezonin e ardhshëm, u justifikua me motive familjare.

Rezultate imazhesh për younes overmars

Justifikime që gjithsesi nuk kanë mundur dot të bindin të gjithë, edhe në dritën e dyshimeve të ngritura nga vetë futbollisti dhe klubi holandez, në kuadër të konkretizimit efektiv të transferimit në verën e ardhshme me kosto zero. Kështu, nëse futbollisti me origjinë nga Libia bën misteriozin, atëherë është drejtori sportive i Ajax, ai që tenton të largojë mjergullën dhe retë. Ish-futbollisti i Ajax dhe Holandës, veç Barcelonës, Marc Overmars, i intervistuar nga “De Telegraaf”, deklaroi: “Sipas informacionit që disponoj unë, Younes ka firmosur një kontratë me Napolin. Kështu që nuk ka asnjë mundësi që ai të qëndrojë me ne edhe për sezonin e ardhshëm”.

Më shumë nga Futboll