Seria A

“Ajo që ndodhi në San Siro ishte një turp”

Presidenti i Chievo-s, Luca Campedelli, ka bërë një komunikatë për shtyp në faqen zyrtare të klubit dhe ka kritikuar vendimet e arbitrit që kanë çuar te humbja kundër Milan në “San Siro”: “I bëj komplimentet skuadrës, sepse ka dhënë gjithçka në fushën e lojës. Pas kësaj, edhe pse nuk kemi humbur për këtë arsye, them se vendimet e arbitrave kanë qenë të turpshme”.

“Shumë vendime që janë marrë në fushën e lojës nuk kanë qenë të arsyeshme. Por më e keqja ka ardhur me keqpërdorimin e VAR. Si gjithmonë, pranojmë rezultatin e fushës, por meritojmë të njëjtin respekt me ekipt e tjera kur vlerësohen situata të tilla”, ka thënë Campedelli.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A