Çiklizëm

Aksident i rëndë në stërvitje për çiklisten gjermane Kristina Vogel, në rrezik për jetën

Kristina Vogel, ylli gjerman i garave të çiklizmit në rrugë, fituese e dy medaljeve të arta dhe një bronzi në Lojërat Olimpike, është aksidentuar rëndë gjatë stërvitjes, në velodromin e Cottbus. Çiklistja 27-vjeçare po stërvitej së bashku me 4 herë kampionen e botës në kategorinë junior Pauline Grabosch, kur sapo nisi progresionin u përplas me një sportist tjetër, që hyri papritur në pistë, duke u rrëzuar keq në tokë.

Sipas mediave gjermane, Vogel është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal dhe më pas është dërguar me helikopter në qendrën e traumës në Berlin. “Jemi të shqetësuar për fatin e Kristina, pasi është vërtet në gjendje të rëndë”, tha trajneri i kombëtares gjermane, por këtë lajm e konfirmoi edhe menaxheri i Vogel, pa dhënë detaje të tjera. Ky nuk është aksidenti i parë për Vogel, pasi 9 vite më parë është përplasur me një makinë gjatë stërvitjes në rrugë, ku qëndroi në koma për 2 ditë.

Më shumë nga Çiklizëm