Futboll

Aksident në Romë, ish-futbollisti i Italisë hetohet për vrasje

Ish-futbollisti i Lazios dhe përfaqësueses së Italisë, Stefano Fiore është në regjistrin e të hetuarve për vdekjen e një djaloshi 22-vjeçar, të ndodhur gjatë natës mes të dielës së 16 prrillit dhe të hënës së 17 prrillit, për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur të dielën e Pashkëve në atë që njihet si rruga “Flaminia”, pak metra larg qëndrës Rai të Saxa Rubra, në Romë. Ngjarja është regjistruar në orën 13:00 të së dielës. Fiore ishte në drejtimin e automjetit të tij, në bordin e të cilës bashkë me të udhëtonin edhe bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit.

Rezultate imazhesh për stefano fiore auto

Makina që udhëtonte përpara mjetit të ish-futbollistit ka ngadalësuar në mënyrë të papritur, duke provokuar kështu një përplasje zinxhir, që ka përfshirë në total pesë mjete. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikëses. Plot 12 numërohen të dëmtuarit, prej të cilëve 3 në gjëndje të rëndë. Mes tyre edhe 22-vjeçri që udhëtonte në vendin e pasagjerit të makinës së drejtuar prej babait të tij. I riu ka ndërruar jetë një ditë pas shtrimit në spital. Sipas autoriteteve përkatëse, në bazë të këtij aksidenti tragjik mund të qëndrojë shpejtësia e lartë, kështu që Fiore, që ka mbushur 42 pikërisht në ditën e pashkëve, është regjistruar në listën e personave të hetuar për vrasje.

Rezultate imazhesh për stefano fiore auto

Lajmi është bërë publik nga “Corriere della Sera” që raporton se ish-mesfushori azzurro me 38 ndeshje me fanellën e përfaqësuese dhe dy gola të realizuar, në momentin e aksidentit nuk rezulton të ketë qenë në gjëndje të dehur, ndaj dhe momentalisht ai vijon të mbajë patentën e drejtimit të mjetit. Vija e përshkruar nga automjeti i ish-futbollistit do të jetë elementi fundamental për të qartësuar përgjegjësitë e Fiores. Për momentin, ish-mesfushori, që në Serie A ka veshur fanellat e Parma, Padova, Udinese, Lazio dhe Fiorentina, me një aventurë edhe në La Liga me Valencia, nuk është dëgjuar ende nga autoritetet e drejtësisë.

Rezultate imazhesh për stefano fiore auto

Më shumë nga Futboll