• Aksidentohet kampioni i botës në Moto GP, rrezikon jetën

    Publikuar: 17 May 4:22

    Piloti amerikan Nicky Haiden, kampion bote në Moto GP në vitin 2006, është aksidentuar sot në zonën e Rimini, në Itali, teksa ishte duke u stërvitur me biçikletë me disa miqtë e tij. Lajmin e kanë konfirmuar pak minuta më parë mediat italiane, duke shtuar se 35-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas përshkrimit që i bënë aksidentit miqtë e tij, Haiden u përplas nga një makinë e tipit “Renault”, në një rrugë province, në një qytezë afër Riminit.

    Piloti amerikan Nicky Haiden

    Përplasja ka qenë e fortë dhe piloti amerikan ka përfunduar në xhamin e përparmë të makinës, duke e thyer atë, ndërsa biçikleta e tij ka përfunduar anës rrugës, thuajse e shkatërruar. Haiden i është dhënë ndihma e parë në vend dhe më pas është transportuar me urgjencë në një spital në Rimini, ku është në gjendje të rëndë dhe nën mbikqyrjen e mjekëve. Ende nuk ka asnjë prognozë për gjendjen e tij. Këtë vit, Hayden garon në Superbike me ekipin Honda.

    Nicky Haiden ne vitin 2006, kur shpallej kampion bote ne Moto GP

    Lexo postimet e tjera