Connect with us

Lifestyle

Aktorja Meryl Streep “thumbon” MMA-në, presidenti i UFC e quan “një 80 vjeçare budallaqe”

Fjalimit i bujshëm i aktores së famshme të Hollywood, Meryl Streep, gjatë ndarjeve të çmimeve Golden Globes përfshinte ndër të tjera edhe një thumbim drejtuar futbollit amerikan dhe MMA-së, tani është kundërpërgjigjur edhe presidenti i UFC, Dana White. Ashtu si ç’shihet në videon më poshtë, e publikuar nga TMZ Sports, White nuk ishte shumë i kënaqur me komentet e aktores.

Fjalimit i bujshëm i aktores së famshme të Hollywood, Meryl Streep, gjatë ndarjeve të çmimeve Golden Globes përfshinte ndër të tjera edhe një thumbim drejtuar futbollit amerikan dhe MMA-së, tani është kundërpërgjigjur edhe presidenti i UFC, Dana White. Ashtu si ç’shihet në videon më poshtë, e publikuar nga TMZ Sports, White nuk ishte shumë i kënaqur me komentet e aktores.  Streep kritikoi rëndë presidentin e ri të Amerikës Donald Trump duke shtuar se: “Hollywood është mbushur me të jashtëm dhe imigrantë. Nëse i zbojmë të gjithë atëherë nuk do të na mbetet asgjë tjetër për të parë përveçse futboll dhe arte marciale mikse, që nuk janë arte.”

White e quajtë Streep një plakë 80 vjeçare, dhe karakterizoi pikëpamjen e saj mbi MMA si idiote dhe të paedukuar. White iu përgjigj ndryshe nga presidenti i Bellator MMA Scott Coker, i cili në vend që ta kritikonte e ftoi aktoren në Bellator 170. Presidenti i UFC, gjithashtu një mbështetës  Trump, nuk i mori mirë fjalët e Streep duke shtuar se MMA është një formë arti me një diversitet nga e gjithë bota. Megjithëse MMA nuk hyn te sportet e preferuara të Streep, White kaloi një vit shumë të suksesshëm, teksa UFC 207 gjeneroi plot blerje ‘pay-per-view’.

 

[interaction id=”5873ef6dfef6bbbe783bac85″]

Më shumë nga Lifestyle