La Liga

Akuza e rëndë për ish-lojtarin e Real dhe PSG: Vazhdo të blesh diamante, ndërsa djali yt vuan në spital

Aurah Ruiz, ish-e dashura e Jese Rodriguez dhe mamaja e djalit të tij Nyan, ka shpërthyer në Instagram duke i dërguar një mesazh lojtarit të Stoke City, i cili ka luajtur me Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, teksa fëmija i tyre është shtruar në spital që nga lindja. Çifti është ndarë në fundin e janarit dhe Ruiz është e pakënaqur që Jese ka shpenzuar shumë para, ndërsa djali i tyre është duke vuajtur në spital.

“Fluturime me avion privat, fotografi me diamante që vlejnë mijëra euro, ndërsa rrobat e djalit tënd lahen në lavaman me dorë dhe ai është në spital”, ka shkruar Ruiz në Instagram. “Vazhdo të shpenzosh para me miqtë e tu, të udhëtosh, të blesh makina dhe rroba të shtrenjta, ndërsa djali yt ka probleme. I ke vënë qëllim vetes të na dëmtosh”.

“Në fillim më hoqe të vetmin vend që kisha për të pushuar dhe më pas i the familjarëve dhe miqve të mi se ata duhej të paguanin për gjithçka. Familjarët e mi vijnë pothuajse çdo javë me avion pasi janë rraskapitur në punë sepse ata janë njerëz dhe e duan Nyan”.

 

Më shumë nga La Liga