Futboll

Akuza e trajnerit portugez: Kanë shkaktuar aksidente rrugore për të na ndalur

Fitore me polemika për Shanghai SIPG në Champions League-ën aziatike kundër Guangzhou Evergrande. Trajneri Andre Villas-Boas ka akuzuar rivalët se kanë provokuar aksidente rrugore për të penalizuar ekipin kundërshtar, siç i ka ndodhur Shanghai SIPG ndërsa shkonte në stadium për ndeshjen e kthimit me Guangzhou.

“Është suksesi më i madh në historinë e SIPG, sepse kemi mundur një klub që kontrollon AFC-në (federatën). Një klub që mund të bëjë atë që do: mund të bllokojë prenotimet e hoteleve, të shtyjë njerëzit që të shkaktojnë aksidente rrugore”, ka thënë portugezi.

Më shumë nga Futboll