Çiklizëm

Akuza ndaj Wiggins dhe skuadrës SKY: Kanë përdorur doping duke shkelur etikën në sport

Komisioni parlamentar britanik që ka kryer së fundi një hetim për dopingun, nuk i ka kursyer akuzat në adresë të çiklistit Sir Bradley Wiggins, një nga ikonat e sportit britanik. Sipas komisionit, çiklisti dhe skuadra e tij SKY kanë manovruar me rregullat antidoping sipas dëshirës, duke shfrytëzuar sistemin terapeutik për të marrë një sasi të konsiderueshme “cortisteroide” para Turit të Francës së vitit 2012, fituar pikërisht nga Wiggins. Bëhet fjalë për përdorimin e një sibstanca të ndaluar që më së shumti ka shërbyer për të përimrësuar paraqitjen dhe rezultatet e çiklistit në pistë se sa për të kuruar problemet që ai kishte me astmën.

Një akuzë, sipas të cilës Wiggins dhe SKY kanë “thyer normat e etikës në sport”. Por çiklisti britanik i ka hedhur poshtë akuzat dhe përmes një mesazhi të bërë publik në “Tëitter” ai deklaroi: “Më vjen keq kur dëgjoj akuza të tilla, të pabazuara dhe mbi të gjitha të ngritura nga persona me pushtet, që shpikin gjëra të cilat nuk kanë ndodhur asnjëherë. I refuzoj kategorikisht këto akuza dhe teori, për përdorim të substancave të ndaluara, pëveç atyre për arsye terapautike”, shprehet Wiggins. I njëjti reagim ka ardhur edhe nga skuadra britanike SKY, e cila shton: “Kjo akuzë është e padrejtë në adresën tonë dhe të sportistëve tanë, pasi bëhet fjalë për akuza të pabazuara në fakte dhe që hedhin baltë mbi ne”.

Më shumë nga Çiklizëm