Futboll

Akuzat ndaj CR7 për përdhunim, Real Madrid mohon alibinë dhe e çon në gjykatë

Real Madrid ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër gazetës portugeze që insinuoi se ishte klubi spanjoll ai që detyroi Cristiano Ronaldon që të gjejë marrëveshjen me femrën, e cila e akuzoi atë për përdhunim. Klubi madrilen pretendon e informacioni i publikuar nga “Correio da Manha” është kategorikisht i gënjeshtërt dhe se është printuar në përpjekje për të dëmtuar seriozisht imazhin e klubit.

Klubi i Los Blancos deklaron se: “nuk ka absolutisht asnjë dijeni mbi të gjithë informacionin e publikuar nga gazeta në lidhje me futbollistin Cristiano Ronaldo, ndaj dhe klubi e kishte të pamundur që të ndërmerrte ndonjë veprim, për diçka që nuk ishte i informuar”. “Correio da Manha publikoi të mërkurën një artikull nëpërmjet të cilit informonte se pjesë e mbrojtjes së Ronaldos do të ishte të pranonte se kishte qënë Real Madrid që e kishte detyruar të blinte marrëveshjen me femrën. Gazeta thoshte se Ronaldo kishte qenë kundër marrëveshjes dhe se kishte deklaruar gjithmonë pafajësinë e tij.

Më shumë nga Futboll