Futboll

Akuzat për përdhunim, flet Ronaldo. Shfaqet vajza që futi në telashe Berlusconi-n

“E di që jam i pafajshëm, ndaj jam shumë i qetë”. Cristiano Ronaldo, që ndodhet me pushime sipas lejes që i ka dhënë klubi lojtarëve në sajë të ndërprerjes së kampionatit si pasojë e impenjimeve të kombëtareve, i përgjigjet kështu atyre që e pyesin për skandalin seksual në të cilin është përfshirë.

Gjithmonë sipas Tuttosport, avokatët e portugezit (ato që kanë mbrojtur edhe Mike Tyson, apo aktorin Leonardo di Caprio), janë duke punuar për të hedhur poshtë akuzat për dhunë seksuale, pra përdhunim.

Avokatët e Kathryn Mayorga, vajza që akuzon CR7 për dhunë seksuale në vitin 2009, pas një takimi në një klub nate, premtojnë se brenda këtyre ditëve do të furnizojnë dokumente të tjera te policia e Las Vegasit, që po heton mbi këtë çështje.

Ndërkohë, The Sun pasuron këtë çështje me një tjetër emër. Ruby Rubacuori, që ka marrë 4 mijë dollarë për të kryer marrëdhënie seksuale me Ronaldon, kur ishte 17 vjeç. Gjithësesi, tabloid anglez nuk sqaron nëse bëhet fjalë për një nga gratë që akuzojnë Ronaldon.

Kujtojmë që Ruby është edhe vajza e cila u bë e famshme pasi ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, në kohën kur udhëhiqte vendin, e kishte paguar për të qenë escortë, pra shoqëruese, në festat private që organizoheshin në vilën e tij.

Më shumë nga Futboll